DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AAK hap fushatën zgjedhore, Haradinaj: Po kalojmë ditë të errëta në vendin tonë

13 Shtator 2025
A A
AAK hap fushatën zgjedhore, Haradinaj: Po kalojmë ditë të errëta në vendin tonë
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale 2025.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova po kalon ditë të errëta dhe se siç tha ai kurrë s’ka qenë në një situatë kaq të ndjeshme.

Krahas kësaj, Haradinaj iu drejtua kandidatvë për kryetarë të komunave nga AAK-ja se tani Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për një qeverisje të mirë e të duhur.

Ai iu drejtua kandidatëve për kryetarë të komunave duke u thënë se ata i japin dritë, jetë e shpresë qytetarëve të tyre përmes qeverisjes së mirë.

“Ju jeni më shumë se parti politike, ju jeni qeverisja e mirë, e duhur, për qytetarët dhe komunat e juaja. Ju i jepni dritë përmes qeverisjes. I jepni shpresë, jetë komunës suaj…Për më shumë qeverisje të mirë, për më shumë shpresë, jetë e dritë, kurrë vendi ynë, qytetarët në komunat e juaja nuk ka pasur nevojë. Kurrë s’ka qenë në situatë kaq të ndjeshme. I mungon drita. Po kalojmë ditë të errëta në vendin tonë, në orientimin tonë, në përcaktimet tona. Drita që jepni në qeverisjen komunale do ta mbanë gjallë dhe do t’u kthehet drita Kosovës”, tha Haradinaj.

Në hapjen e fushatës, nënkryeari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se përkundër faktit se disa të tjerë kanë pasur më shumë kompetenca, nuk kanë kuptuar se Kosova ka dalë vonë nga pushtimi dhe çdo ditë duhet shfrytëzuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Përkundër faktit se dikush që ka pasur shumë më shumë kompetenca se ne, nuk e ka kuptuar se ne jemi në luftë me kohën, që Kosova ka dalur vonë nga pushtimi, që duhet çdo ditë për të bërë dicka që t’iu bëhet jeta më e mire qytetarëve. Njerëzit që janë totalitar në kokë e harrojnë kohën. Kryetarët tonë e kanë kuptuar kohën. Nuk kemi luks të kohës për të ndenjur e bërë vetëm propagandë e jo punë. Këta e kanë bërë”, potencoi Gjini.

Gjini tha se kandidatët që garojnë për herë të parë, siç potencoi ai kanë hyrë në “klasën më të mirë politike në Kosovë – më të ndershmen, më të pastërtën dhe më punëtoren”.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Bekë Berisha tha se qëllimi është që kryeqytetin ta kthejnë në metropol, porse siç potencoi ai ka shumë punë bazike për t’u bërë që kanë mbetur pezull ndër vite.

Ai tha se Prishtina përbën simbolin e historisë dhe të ardhmes sonë.

“Prishtina përbën simbolin e historisë dhe të së ardhmes sonë. Ajo është Dardania e lashtë, është Ulpiana antike – një qytet i mbushur me trashëgimi historike dhe kulturore. Vizioni ynë për Prishtinën është ta bëjmë metropol. Por, së pari, duhet të merremi me shumë çështje bazë që kanë mbetur pezull ndër vite. Qytetari i Prishtinës ende nuk ka ujë të pijshëm, ndriçim publik, rrugë të qarkullueshme, sistem të menaxhimit të mbeturinave, qendra funksionale të mjekësisë familjare dhe shumë të tjera. Këtu duam të sjellim shembullin më të mirë, ashtu siç e kemi sjellë nëpër komunat tjera më të vogla”, tha Berisha.

Beka theksoi se AAK-ja ka dëshmuar në praktikë se është një forcë politike që e mbështet zhvillimin kudo që ka qeverisur apo bashkëqeverisur.

Kandidatja për kryetare të Fushë Kosovës nga AAK-ja, Vildane Latifi, tha se është rritur në Aleancë duke parë njerëz që kanë treguar suksese në çdo nivel të udhëheqjes.

Latifi tha se ajo që ka mësuar në AAK është se udhëheqja konsiderohet si përgjegjësi që duhet të mbahet dhe të respektohet në çdo nivel të saj.

Ajo tha se edhe gratë dijnë dhe mund të udhëheqin më mirë së burrat.

“Jam rritur në Aleancë duke parë njerëz që kanë treguar suksese në çdo udhëheqje…Udhëheqja tek ne konsidrohet përgjegjësi. Kjo përgjrgjësi duhet të respektohet dhe duhet të mbahet patjetër në çdo nivel udhëheqje. Si grua ndihem krenare dhe falenderuese për gjithçka qe ka bërë aleanca për gratë gjatë këtyre 10 viteve, sa jam unë pjesë…Nganjëherë edhe ne gratë mund të dijmë të udhëheqim më mirë se burrat”, potencoi Latifi.

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 564)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (873)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com