Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas tij, po e keqpërdor zyrën e Kryeministrit për negociata politike me përfaqësues të partive nga komunitetet pakicë.
Xhemaili ka theksuar se zyra e Kryeministrit është institucion shtetëror dhe jo mjet për pazare politike.
“Kryeministër në detyrë, takimet me komunitete mbaji në zyrë të partisë. Kryeministria nuk është pazar, asnjë parti e as individ nuk është mbi shtetin. Zyra e Kryeministrit është për me qeverisë shtetin, e ke zyrën e partisë për koalicione,” ka deklaruar ai.