DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku hap fushatën me tubim masiv në Prishtinë: Uragani i madh i fitores së 9 shkurtit nisi

11 Janar 2025
A A
Abdixhiku hap fushatën me tubim masiv në Prishtinë: Uragani i madh i fitores së 9 shkurtit nisi
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim masiv në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në sallën e mbushur plot me simpatizantë, Abdixhiku përçoi mesazhe të forta “shprese dhe ndryshimi”. Në fjalimin e tij, Abdixhiku iu drejtua të pranishmëve me tone të shpresës për ndryshim, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Kosovës.

“Mirë se vini në tubimin më të madh elektoral në vend. Mirë se vini në shtëpinë e të djathtëve, në shtëpinë e lirisë, në shtëpinë e pavarësisë, në shtëpinë e vet demokracisë! Mirë se vini në Tubimin e Hapjes së fushatës, në tubimin e ndryshimit, në tubimin e nisjes së uraganit të madh të fitores së 9 shkurtit. Jemi mbledhur sonte këtu, jo vetëm si pjesëtarë të një Lidhje të fortë politike, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë për Republikën tonë, të ardhmen tonë, të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar, të qëndrojë i fortë, të qëndrojë prijetar!” – tha ai.

Kryetari i LDK-së tha se ky tubim shënon fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën dhe një moment të rëndësishëm për historinë e popullit të saj, në atë që ai e quajti “kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës!” Sipas tij, ndryshimi i shumëpritur do të nisë pikërisht nga ky tubim dhe do të përfundojë me një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sonte, shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën! Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë! Sonte, shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës! Dhe ju them, ju premtoj, zotohem, se çfarë kemi nisur sot këtu, do të kushtrojë fort e do të mbahet në mend gjatë, jo vetëm gjatë këtij muaji elektoral, por do të kushtrojë fort e gjatë, për gjenerata të tëra që do të vijnë pas. Do të shikojmë me mburrje në këtë 11 janar, e do të kuptojmë, se ndryshimi i shkurtit nisi mu në këtë sallë! Nga kjo sallë LDK është ngritur në këmbë! Është ngritur në këmbë për t’u mos u ndalur.” – deklaroi Abdixhiku.

KATEGORITË

  • Botë (1 110)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 001)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com