Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në diskutimin që ka nisur në Kuvend për projektbuxhetin e vendit për vitin 2026, ka pasur kritika të shumta ndaj Qeverisë, që do të udhëhiqet sërish nga Vetëvendosje.
Ai u shpreh se Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe ky buxhet nuk ka ambicie.
Tutje kreu i LDK-së tha se nga dita e parë të Qeverisë së VV-së e deri më sot, inflacioni në Kosovë është plot 30%.
“Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe ky buxhet nuk ka ambicie, dhe si i tillë do ta mbajë Kosovën si vendin më të varfër në Evropë. Të flasësh për euro, për pare, pa e përmendur inflacionin, sa është gabim politik, aq edhe qëllim propagandistik. Nga dita e parë të Qeverisë së VV-së e deri më sot, inflacioni në Kosovë është plot 30%, rritja më e madhe. Paraja para pesë viteve ka qenë 30% më e vlefshme. Politikat tuaja po e gërryejnë bazën prodhuese të Kosovës”, tha Abdixhiku.
