DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku nga Kodra e Trimave: Prishtina ka nevojë për vazhdimësi, Përparim Rama është zgjedhja e duhur

5 Tetor 2025
A A
Abdixhiku nga Kodra e Trimave: Prishtina ka nevojë për vazhdimësi, Përparim Rama është zgjedhja e duhur
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim zgjedhor në Kodrën e Trimave në Prishtinë dhe ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Abdixhiku gjatë fjalës së tij tha se Kodra e Trimave ka qenë përkrahëse ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Është një emocion i madh të jem sonte këtu, në Degën e Parë të kryeqytetit tonë. Këtu ku historia e Lidhjes Demokratike është shkruar thellë, ku besnikëria ndaj vlerave tona është e pathyeshme, ku qytetarët kanë treguar gjithmonë se qëndrojnë në krah të drejtësisë, të lirisë dhe të Kosovës evropiane. Këtu tek Kodra e Trimave – tek lagjja ikonike e Prishtinës, bastioni i pathyeshëm i LDK-së, simbol i qëndresës, i besnikërisë dhe i guximit – LDK është në shtëpi të veten. Në çdo fushatë, në çdo zgjedhje, në çdo betejë politike, Kodra e Trimave ka qenë krah nesh dhe sot, si gjithmonë, është këtu për të dëshmuar se Lidhja Demokratike është forca kryesore e këtij qyteti!”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku foli edhe për projektet që Përparim Rama i ka realizuar gjatë mandatit të tij derisa theksoi se krenaria më e madhe mbetet mësimi tërëditor.

“Katër vite më parë, ne i dhamë këtij qyteti një vizion të ri dhe një kryetar ndryshe. Katër vite më parë, ne sollëm Përparim Ramën – një njeri të dijes, të arkitekturës, të urbanizmit modern, me përvojë ndërkombëtare dhe me ide që shohin përpara. Ai nuk erdhi nga politika e fjalëve të thata, ai erdhi nga bota e punës konkrete. Ai nuk erdhi për pushtet, por për qytetin. Ai nuk erdhi për retorikë, por për vizion. Dhe katër vite më pas, kryeqyteti është dëshmia më e qartë e suksesit të këtij vizioni. Projekti më i madh, krenaria më e madhe e këtyre katër viteve, është mësimi tërëditor. Për herë të parë në historinë e Prishtinës, fëmijët tanë kalojnë ditën e tyre në shkolla moderne, me kushte të denja, me ushqim të sigurt, me kujdes të veçantë pedagogjik, me aktivitete të shumta që i përgatisin për jetën”, theksoi ai.

Abdixhiku riktheksoi në këtë tubim se Prishtina ka nevojë për Përparim Ramën.

“Këto projekte nuk kthehen prapa. Sepse Prishtina ka nevojë për vazhdimësi. Ka nevojë për një dorë që punon dhe nuk ndalet. Ka nevojë për një kryetar që nuk dorëzohet para sabotimeve. Ka nevojë për Përparim Ramën. Dhe Përparim Rama nuk është vetëm. Ai krah vete ka listën më të mirë elektorale që Prishtina ka sot. Më 12 tetor, qytetarët e Prishtinës do të bëjnë zgjedhjen e tyre. Në njërën anë është stagnimi, propaganda dhe kaosi. Në anën tjetër është puna, vizioni dhe zhvillimi. Në njërën anë janë ata që flasin shumë e nuk bëjnë asgjë. Në anën tjetër jemi ne që punojmë dhe ndërtojmë. Në njërën anë janë ata që e shohin qytetin si plaçkë. Në anën tjetër jemi ne që e shohim si amanet”.

“Prishtina nuk ka kohë për eksperimente. Nuk ka kohë për lojëra politike. Nuk ka kohë për fjalë boshe. Prishtina ka nevojë për stabilitet. Ka nevojë për vazhdimësi. Ka nevojë për vizion. Dhe këtë vizion e sjell vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm Përparim Rama”, shtoi Abdixhiku.

KATEGORITË

  • Botë (1 127)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 275)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (135)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (827)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com