Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar një video, në të cilin ka kërkuar nga qytetarët që të bëhen vullnetarë në fushatën e 28 dhjetorit.
Ai ka publikuar edhe linkun për t’u anëtarësuar.
“Nëse ke energji, kohë dhe zë, ky është momenti yt. Për dy javët e ardhshme, terren, organizim, rrjete sociale, komunikim me njerëz – çdo kontribut ka peshë” – ka shkruar Abdixhiku.
