DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku thotë se Kosova është vendi më i varfër në Evropë: Po i afrohemi një miliard eurove import të rrymës

6 Dhjetor 2025
A A
LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e energjisë elektrike dhe importin e saj masiv.

Sipas tij, gjatë pesë viteve të qeverisjes së “popullistëve”, Kosova ka importuar plot 811 milionë euro energji elektrike.

Abdixhiku i ka dhënë mbështetje zyrtareve të LDK-së, të cilët vazhdimisht kanë punuar mbi këtë çështje.

Tutje ai ka dhënë edhe shifra konkrete për kostot e importit të energjisë.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që të tjerët merren me tema krejtësisht të parëndësishme për vendin, dy gra të forta të LDK-së, Hykmete dhe Janina, po merren me atë që është vërtet e rëndësishme: me skandalin e madh të mafias energjetike, me zinxhirin e përfituesve të saj, me Vuk Hamovićin në krye.

Në Konferencën e sotme, ato shpalosën qartë skandalin e madh energjetik në vend, që po gërryen fundamentet ekonomike të Republikës. Ky skandal duhet të jetë shqetësimi i sotëm politik; jo fyerjet që nuk sjellin asgjë.

Për pesë vite të popullistëve, Kosova ka importuar plot 811 milionë euro energji elektrike. Vetëm gjatë këtij viti, janë djegur 247 milionë euro për blerje të rrymës.

Po i afrohemi një miliard eurove import të rrymës; vendi më i varfër në Evropë. Një miliard euro që mund të ishin investuar në zhvillim, në prodhim, në shëndetësi, në bujqësi, në paga të mësimdhënësve dhe mjekëve.

Një miliard euro që ka shkuar drejt një skeme të errët, të pafalshme, nga e cila fiton mafia energjetike e humb qytetari i Kosovës.

LDK po e ngrit këtë çështje me guxim.

LDK po e mbron interesin publik.

Sepse Kosova meriton dritë, jo errësirën e aferave të tyre.

KATEGORITË

  • Botë (1 179)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 915)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (13)
  • rajon (4)
  • Showbiz (86)
  • Sport (159)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (994)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: