DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku: VV-ja po e sulmon Hysen Çekajn veç pse ai refuzoi ftesën për të hyrë në listën e tyre

13 Mars 2025
A A
Abdixhiku pas takimit pesë orësh: S’duam, nuk kemi dhe s’punojmë për bashkëpunim me VV-në
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendosje po ia bën deputetit tashmë të zgjedhur të kësaj partie, Hysen Çekaj, i cili i mori 12 mijë vota në Kosovë e 12 mijë vota në mërgatë.

Abdixhiku tha se djali i Sali Çekajt, Hyseni, është pjesë e listës së LDK-së pikërisht për votat e mërgatës, teksa tha se ka qenë i bindur prej momentit të parë që e ka takuar atë se do ta mobilizojë votën e mërgatës.

“Jam i bindur një pjesë e madhe e mobilizimit të kësaj vote është për shkak të tij dhe jam i bindur se emri i tij është i votuar me meritë. Ajo për çka jam i habitur është se partia në pushtet e sulmon një djalë, jo vetëm të patriotit, por një djalë që e kanë kërkuar që të jetë pjesë e listës së tyre për këto zgjedhje”, tha Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku tha se sulmet e VV-së ndaj Çekajt janë pikërisht pse ky i fundit ka refuzuar që në zgjedhjet e fundit të jetë pjesë e listës së VV-së për deputet.

“Në vizitën e tij tek unë, Hyseni më ka folur për angazhimin e gjithë liderëve të tjerë të partisë në pushtet, një nga një, për ta marrë atë pjesë të listës dhe jam i habitur se si e kanë sulmuar një djalë të mirë e të shkolluar nga mërgata, që ka vendosur pas sa viteve të kthehet në vend si deputet”, theksoi ai.

“Nuk e kuptoj, përveç që e shoh një sulm të ulët të inatit pse ai nuk është në listën e tyre. Po të ishte në listën e tyre dhe po të merrte këto vota nga mërgata, do të ishte krejt e natyrshme. Pse erdhi në LDK, i solli këto vota duket e panatyrshme”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 189)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com