DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aeroporti i Vlorës / Gjykata e Tiranës bllokon Behgjet Pacollin, nuk kryen dot veprime te firma koncesionare

18 Tetor 2025
A A
Aeroporti i Vlorës / Gjykata e Tiranës bllokon Behgjet Pacollin, nuk kryen dot veprime te firma koncesionare
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një vendimi, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu në bazë të vendimit pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Në shkrimin që Hashtag.al publikoi, bëri me dije se Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A.

Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit.

Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.

Por kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni, pasi Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe. /Hashtag.al

Aeroporti i Vlorës / Gjykata e Tiranës bllokon Behgjet Pacollin, nuk

Aeroporti i Vlorës / Gjykata e Tiranës bllokon Behgjet Pacollin, nuk

Galeria fotografike (

1 / 2

)

KATEGORITË

  • Botë (1 119)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 054)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (812)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com