DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Agjentët e FBI-së urdhërohen të tregojnë çfarë roli kishin në hetimet ndaj sulmit në Kapitol

3 Shkurt 2025
A A
Agjentët e FBI-së urdhërohen të tregojnë çfarë roli kishin në hetimet ndaj sulmit në Kapitol
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) u urdhëruar të dielën të deklarojnë se cili ishte roli i tyre në hetimet mbi sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, bazuar në një listë të pyetje të detajuara. Një masë e tillë ka rritur shqetësimet në këtë agjenci për një valë të re shkarkimesh.

“Unë dhe të tjerët që morën këtë pyetësor, kemi shumë pikëpyetje dhe shqetësime, që po mundohemi t’u japim përgjigje”, shkruante në një email gjatë fundjavës ndihmës-drejtori i Divizionit për Hetime Penale në selinë e FBI-së, Chad Yarbrough. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ ka arritur të shohë përmbatjen e emailit.

Lista e pyetjeve, e parë nga Reuters, udhëzon punonjësit të shënojnë pozitën që kanë, rolin e mundshëm në hetimet mbi 6 janarin si dhe nëse kishin patur ndonjë rol mbikëqyrës ndaj ketyre hetimeve.

Yarbrough u tha punonjësve se ata duhet t’i përgjigjen pyetësorit deri të hënën në orën 15 me orën lokale të Uashingtonit.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove shkarkoi të premten tetë zyrtarë të lartë të FBI-së si dhe shefat e degëve të agjencisë në Majami dhe Uashington.

Një shkresë tjetër e shkruar nga Bove të premten kërkonte nga FBI-ja që deri të martën në mesditë t’ia dërgojë atij listën e plotë që përfshin secilin punonjës që ka hetuar rastet e 6 janarit, si dhe të gjithë atyre që kanë hetuar mbi një çështje penale të ngritur vitin e kaluar, ndaj drejtuesve të grupit militant Hamas në lidhje me luftën në Gazë.

Javën e kaluar, Bove shkarkoi mbi dhjetë prokurorë karriere të Departamentit të Drejtësisë që kishin punuar në dy çështjet penale të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith ndaj Trump, njëri prej të cilëve lidhej me veprimet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe tjetri mbi dyshimet për zotërim të paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare. Të dyja çështje janë mbyllur tashmë.

Zëdhënësi i FBI-së nuk pranoi të komentonte rreth pyetësorit.

Demokratët dhe kritikët e tjerë thonë se ekipi i Presidentit Trump po ndërmerr një mision spastrimi të zyrtarëve të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, të cilët ishin të angazhuar në çështjet penale ndaj Trump dhe ndaj protestuesve të 6 janarit.

Në ditën e parë në detyrë, më 20 janar, Presidenti Trump u shkurtoi dënimet 14 personave të përfshirë në sulmin ndaj Kapitolit si dhe fali gjithë të tjerët, përfshirë ata që sulmuan policët.

Drejtori në detyrë i FBI-së, Brian Driscoll përmes një emaili të premten drejtuar personelit dha detaje mbi urdhrin e Bove, duke thënë se kërkesa “përfshin mijëra punonjës të cilët mbështetën këto hetime”.

“Unë jam njëri nga ata punonjës, sikurse zëvendës-drejtori në detyrë Robert Kissane”, shkroi ai.

Pavarësisht njoftimeve për shkarkime të tjera në FBI, sipas emaileve dërguar nga Shoqata e Agjentëve të FBI-së dhe nga ndihmës-drejtori i FBI-së që drejton zyrën në Nju Jork, të cilat janë parë nga agjencia Reuters, askujt tjetër nuk i është kërkuar dorëheqja.

Megjithatë, disa punonjës filluan t’i zbrazin tavolinat e tyre të punës të premten mes shqetësimeve se mund t’u vijë radha për shkarkim, sipas një letre të Shoqatës së Agjentëve të FBI-së.

“Sot e gjejmë vetëm mes të një beteje personale, duke parë profesionistë të mirë që po përcillen jashtë ndërtesës së FBI-së dhe të tjerët që po vendosen në shënjestër për shkak se e kryen punën e tyre në përputhje me ligjin dhe politikat e FBI-së”, shkroi Dennehy të premten, duke thënë se ai e vlerëson përpjekjen e Driscoll dhe Kissane për “të luftuar për këtë organizatë”.

Sipas Dennehy përpos një grupi të caktuar të personave që ishin përmendur në letrën e Bove, “ASKUJT nuk i është thënë se duhet të largohet aktualisht”.

KATEGORITË

  • Botë (979)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 418)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com