Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi, kundër Komisionit të Pavarur të Medieve.
AGK-ja tha se IKD-ja me përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, e kishte drejtuar padinë pasi që KPM-ja e ndryshoi rregulloren e brendshme për ta shkarkuar Jeton Mehmetin nga posti i kryetarit dhe në vend të tij e ka emëruar Besnik Berishën.
“Gjykimi i Supremes konstaton ‘se rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike’”.
“AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika”, thuhet në reagim.
Tutje, Asociacioni i Gazetarëve tha se e kishte vlerësuar të kundërligjshëm ndryshimin e rregullores dhe rrjedhimisht, të kundërligjshëm zgjedhjen e Berishës në krye të këtij institucioni.