Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), përmes kryetarit Agim Shahini, ka shprehur shqetësim të thellë për dështimin e njëmbëdhjetë me radhë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.
Sipas AKB-së, kjo krizë po dëmton rëndë imazhin e Kosovës dhe po krijon pasiguri ekonomike, duke penguar zhvillimin e bizneseve dhe larguar investitorët e huaj.
Shahini kërkoi veprim urgjent nga deputetët për të tejkaluar interesat partiake dhe për të garantuar stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit.