DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AKB reagon: Shtrenjtimi i rrymës s’e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri 50 për qind, ky është keqpërdorim i situatës

11 Maj 2025
A A
AKB: Rritet shitja 10 % në marketet e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerëson se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind, duke kritikuar keqpërdorimin e situatës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në intervistë për Ekonomia Online, tha se Kosova duhet të ketë më shumë prodhime vendore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.

“Ka pasur lëvizje të çmimeve, por Kosova varet nga importet. Vitin e kaluar kemi importuar 6.3 miliardë euro. Edhe më tutje varemi nga importet dhe na diktohen çmimet e importit, kurse bizneset shërbyese tregtare e kanë marzhin e vet. Por, prapëseprapë nuk është e logjikshme që nëse është rritur çmimi i energjisë elektrike 16 për qind, të ngrihet çmimi 50 për qind. Nëse është shtrenjtuar energjia elektrike, kafja të shkojë 1.50 cent ose 2 euro, ky është keqpërdorim i situatës. Na duhet që secili sektor të ketë produktin e vet primar. Nëse produkti i vet primar shtrenjtohet, në këtë rast energjia elektrike është produkt i rëndësishëm, por jo primar për çdo shërbim. Kjo na tregon se çmimet në Kosovë nuk janë vetëm pasojë e energjisë elektrike, por edhe pasojë e mungesës së prodhimit”, tha Shahini.

Ai gjithashtu vë në dukje se çmimet ndikohen edhe nga inflacioni dhe mungesa e kontrollit të tregut, duke rritur varfërinë dhe duke thelluar krizën ekonomike.

“Përderisa ne varemi nga importet varemi nga rritja e çmimeve të tyre dhe nga inflacioni. Në Gjermani, kafja është 2 euro e 40 centë, ndërsa pagat janë mesatarisht dy mijë euro. Në Kosovë mesatarisht një kafe është një euro dhe ky është çmim i përballueshëm për pagat që në Kosovë janë më të vogla, por nëse ka ngritje të çmimit 100 për qind, atëherë duhet të lëviz Autoriteti i Konkurrencës që të shikojë se çfarë po ndodh”, shtoi ai.

Shahini, teksa flet për shtimin e varfërisë, çmimeve dhe inflacionit, thekson se po ndihet mungesa e institucioneve të reja.

“Bizneset janë të lira për caktimin e çmimit të produktit dhe shërbimit të vet. Mungon ligji për tregtinë e brendshme. Varfëria po rritet, çmimi e inflacioni po rriten, ndërsa po mungesa e institucioneve po ndihet. Kjo mungesë po e godet thellë ekonominë e vendit, duke ndikuar drejtpërdrejt në mosfunksionimin e institucioneve për kontrollin e sektorit të energjisë. Në tërë Evropën është liruar energjia elektrike, ndërsa tek ne është shtrenjtuar dhe kjo është e padrejtë,” tha për EO, drejtuesi i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

KATEGORITË

  • Botë (964)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 208)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (114)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com