Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mramor, përgjatë magjistrales Prishtinë–Gjilan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Sipas konfirmimit nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident janë përfshirë gjithsej tri vetura.
“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, deklaroi Ahmeti.
