Sot rreth orës 11:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”.
Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë.
Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore – njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë.
Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt dhe më pas janë lëshuar për në shtëpi.