Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Ferizaj, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc.
Policia ka konfirmuar se viktima është R.K., i cili po drejtonte një veturë të tipit Fiat me targa vendore. Përplasja fatale rezultoi me vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga njësitet kompetente të policisë.
“Ferizaj, 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtari policor.