Sërish në orët e hershme të mëngjesit forcat policore janë duke kryer një aksion në Kaçanik, raportoi Indeksonline.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë infiormacion për ecurinë e këtij aksioni.
Më 21 prill, shtatë persona u arrestuan në një aksion të policisë në disa lokacione në Kaçanik dhe në një lokacion në Klinë si të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika më 1 prill.