DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksion në Malishevë për manipulim votash, po intervistohen komisionerët – Prokuroria jep detaje

28 Janar 2026
A A
Aksion në Malishevë për manipulim votash, po intervistohen komisionerët – Prokuroria jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, po zhvillohet në Malishevë.
Ky aksion po zhvillohet për shkak të dyshimeve për manipulim të votave.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.

“Aksioni është duke u zhvilluar në Malishevë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës. Janë duke u invervistuar komisionerët. Pas orës 13:00 dalim me qëndrim”, ka thënë shkurt ai.

Të premtën që lam pas, Prokuroria Themelore në Prizren, ka kryer aksion në lidhje me manipulimin e votave. Nga ky aksion, ishin arrestuar 109 persona.

Pas Prizrenit, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka konfirmuar se të gjitha prokuroritë do të lëshojnë autorizime për grumbullim të informacioneve nëpër komunat e Kosovës.

Ndryshe, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka deklaruar të martën se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informacioneve ndaj personave që dyshohet se kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Pula ka theksuar se për veprën penale të falsifikimit parashihet dënim deri në pesë vjet burgim, duke qenë se bëhet fjalë për persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do të tregojnë se si është kryer ky falsifikim i rezultateve. Asnjë nga ta nuk do të amnestohet dhe kushdo që ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 095)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com