DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aktgjykimi dënues i Speciales ndaj katërshes së UÇK-së dhe protestat: “Deklaratat e politikanëve qetësuan masën dhe ndihmuan Policinë”

27 Shtator 2026
A A
“Jo në emrin tim”: Pas aktgjykimit në Hagë, protestë do të mbahet edhe në Prizren
Share on Facebook

Protestat u paralajmëruan të jenë më tensionuese në rast se aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishte dënues.

Më 16 shtator në Hagë u dha një i tillë, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u dënuan më 81 vjet burgim.

Në atë ditë, reagimet e qytetarëve ishin më të ashpra ku cak kishin misionin e EULEX-it në Prishtinë. Por, në çdo ditë pas saj, deri në ditën e 11-të të tyre, ato ishin të qeta.
Kundër këtij vendimi u organizuan protesta nga studentë, OVL-UÇK e grupe të ndryshme, por ajo që po vazhdon ende është protesta e qytetarëve, e cila po jehon çdo natë, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, akterët politikë në pozitë e opozitë bënë thirrje që revolta të shprehet në formë të qetë dhe pa shkaktuar dëme materiale.

E deklaratat publike të politikanëve në situata të tilla i ndihmojnë shumë Policisë së Kosovës në menaxhimin e tyre.
Kështu thotë ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi, i cili shtoi se deklaratat e tilla qetësojnë masën dhe lehtësojnë të gjithë procesin.

“Deri më tani mund të thellë që janë deklarata të mira, janë deklarata të qeta që dërgojnë mesazhe të mira, që i qetësojnë, i qetësojnë protestuesit…një deklaratë e mirë, një deklaratë e matur me një mesazh të mirë e ndihmon jashtëzakonisht policinë sepse e qetëson situatën, e qetëson masën dhe vërtet ne kemi nevojë tash. Nuk pajtohemi, të gjithë besoj se nuk ka njeri i cili pajtohet tash me vendimin e gjykatës për katërshen që e dhanë, por atë mospajtuershmëri duhet ta shfaqim në forma të qeta, në forma më të matura, e jo tash të sulmojmë institucionet, jo të sulmojmë individët”, tha Maliqi.

Madje ai shprehet optimist se në këso ngjarje ka edhe persona të infiltruar nga Serbia që paguajnë të tjerë të shkaktohen incidente në dëm të Kosovës.

Ndërsa një nga politikanët që deklaronte se reagimet si shenjë revolte do të ishin më tensionuese është dhe Nait Hasani nga radhët e PDK-së.
Hasani tashmë deklaron se nuk kanë reaguar në mënyrë agresive asnjëherë ndaj askujt, vetëm kanë kërkuar unitet në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Hasani: Vetëm kemi bërë thirrje për unitet, si shtet duhet të dalim në mbrojtje të vlerave të UÇK-së
“Ne asnjëherë nuk kemi reaguar në mënyrë agresive ndaj askujt. Ne kemi kërkuar dhe po kërkohet unitet në mbrojtjen e vlerave tona, prandaj qytetarët i përgëzoj dhe u bëj ftesë në vazhdimësi të dalin në mbrojtjen e vlerave tona, sepse ato janë vlera të cilat e kanë bërë Kosovën shtet. Prandaj si shtet duhet të dalim në mbrojtje të vlerave tona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj të cilët janë në Hagë”, tha Hasani.

Deputeti kërkon nga organizatorët e protestave të bëjnë thirrje për masë më të madhe të të pranishmëve në këto organizime. E sipas tij, kushdo që mendon ndryshe, ka humbur orientimin politik të kohës.

Në vazhdën e tubimeve që kundërshtojnë verdiktin e Hagës është dhe marshi protestues gjithëpopullor “Jo në emrin tim” që është paralajmëruar të mbahet më 1 Tetor, ditë e enjte, në orën 16:00.
Mw 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakp Krasniqi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli me 18 vjet burgim dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 893)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com