DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarm për dhunën në familje: Tetë raste brenda një dite në Kosovë, arrestime dhe ndalime 48-orëshe

2 Mars 2026
A A
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda vetëm 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar të paktën tetë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit, duke reflektuar një situatë shqetësuese me konflikte që kanë përfunduar me arrestime, ndalime dhe ndërhyrje të institucioneve sociale.

Në Prizren, A.R (24-vjeçar) është arrestuar pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. I njëjti rezulton recidivist i dhunës në familje dhe është dërguar në ndalim 48-orësh me urdhër të prokurorit.

Në Vitomiricë të Pejës, M.L (20-vjeçar) dyshohet se ka goditur bashkëshorten me shuplaka pas një mosmarrëveshjeje. Viktima nuk ka pësuar lëndime serioze, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast është raportuar në Prishtinë, ku U.S (30-vjeçare) dyshohet se ka kapur për fyti ish-bashkëshorten pas një konflikti lidhur me takimet me fëmijën. Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit dhe lirimin në procedurë të rregullt.

Në Istog, rasti merr përmasa më të rënda. Xh.B (51-vjeçar) dyshohet se ka goditur bashkëshorten dhe vajzën 11-vjeçare. I dyshuari, i cili sipas familjarëve ka probleme mendore dhe është pacient i trajtimit psikiatrik, është dërguar në ndalim 48-orësh dhe transferuar në Qendrën e Shëndetit Mendor në Pejë nën mbikëqyrje policore.

Në Gjilan, A.Q (27-vjeçar) është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Si recidivist i kësaj vepre penale, ai është ndaluar për 48 orë.

Në Klinë, një konflikt mes motrës dhe vëllait ka përfunduar me dërgimin e viktimës në shtëpinë e sigurt, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Në Fushë Kosovë, një përplasje fizike mes nënës dhe vajzës ka rezultuar me trajtim mjekësor për ankuesen, ndërsa të dyja janë intervistuar si të dyshuara dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Numri i rasteve brenda një dite sinjalizon rritje të tensioneve familjare dhe dhunës brenda mureve të shtëpisë, ndërsa institucionet po trajtojnë secilin rast sipas procedurave ligjore.

Hetimet për të gjitha rastet janë në vazhdim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 194)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com