DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës

26 Shtator 2026
A A
Sulmi në zemër po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, burrat më të rrezikuar, këto janë simptomat
Share on Facebook

Përdorimi i substancave narkotike po prek fëmijë në mosha gjithnjë e më të reja. Psikiatri Burim Meta thotë se në praktikën e tij ka trajtuar raste që kanë nisur të eksperimentojnë me drogë që në moshën 10 vjeçare.

Meta tha se gjatë 10 viteve të fundit është ulur ndjeshëm mosha e personave që fillojnë përdorimin e substancave narkotike.

Sipas tij, nëse para 10 viteve përdorimi niste kryesisht në moshën 20-22 vjeçare, tash ka raste që nisin rreth 10 vjet më herët.

“Në praktikën time profesionale kam pasur rastin që edhe nga mosha 10 vjeçe ka filluar të eksperimentojë me substancat narkotike. Do të thotë, në këtë 10-vjeçarin e fundit kemi rënie të moshës së përdorimit të substancave për 10 vite. Është zvogëluar mosha”, tha Meta.

Ai theksoi se përdorimi i substancave narkotike në moshë të hershme mund të shkaktojë pasoja si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

“Nëse para 10 viteve përdorimi i substancave ka qenë nga mosha 20-22 vjeçare, tash kjo moshë është zvogëluar për 10 vite. Dhe kjo natyrisht pastaj bën probleme në shëndetin mendor, bën probleme edhe në shëndetin trupor”, deklaroi ai.

Psikiatri bëri thirrje që shëndeti mendor të trajtohet me të njëjtën rëndësi sikurse shëndeti fizik.

“Kur kemi edhe dhimbje shpirtërore duhet të marrim terapi e cila të ndihmon të shërosh shpirtin. Për shkak se është interesante, raste të tilla, ne po që se bëjmë ekzaminime ato dalin mirë, por në gjuhën e shëndetit mendor ne shohim një shpirt të dëmtuar. Shohim një zemër të thyer në kontekst të shprehjes sonë psikiatrike dhe kjo natyrisht pastaj duhet të shërohet përmes psikoterapive”, tha Meta.

Ai shtoi se trajtimi nuk është i lehtë, por rezultatet mund të jenë të mira përmes kombinimit të medikamenteve dhe psikoterapisë.

“Nuk është e lehtë, por natyrisht ne e bëjmë. E bëjmë mirë, përmes medikamenteve që tashmë psikofarmakologjia ka avancuar shumë, terapi të cilat janë adekuate për moshën e caktuar. Gjithashtu ne bashkëpunojmë më pastaj edhe përmes psikoterapisë me psikologun dhe arrijmë rezultate të mira”, tha psikiatri Burim Meta.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 861)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (193)
  • Sport (452)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com