DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Albin Kurti, lideri më i votuar në historinë e Kosovës

3 Mars 2025
A A
Albin Kurti, lideri më i votuar në historinë e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer rekordin që ishte vendosur nga Presidentja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021, duke u bërë kështu më i votuari në historinë e Kosovës.

Nga votat e rregullta, votat e mërgatës nga përfaqësitë diplomatike dhe ato përmes postës, numërimi i të cilave po vazhdon akoma, Kurti ka marrë 325 mijë e 61 vota. Osmani në 2021’ën kishte marrë 300 mijë e 756 vota.

Nga votimi i rregullt, Kurti ka marrë 290 mijë e 862 vota.

10 mijë e 792 vota tjera i ka nga votimi i mërgatës nëpër përfaqësitë diplomatike, deri 23 mijë e 407 vota tjera i ka nga numërimi i 77 përqind e votave të mërgatës përmes postës.

Për të përfunduar numërimi i këtyre votave janë edhe 42 kuti.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në mes të këtij muaji.

Nga rezultatet preliminare, asnjë parti nuk ka siguruar mjaftueshëm vota sa për të formuar e vetme qeverinë.

Vetëvendosje prin me rreth 40%, PDK-ja me rreth 22%, LDK-ja me rreth 17% dhe koalicioni AAK-Nisma me rreth 7%.

KATEGORITË

  • Botë (1 038)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 338)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com