DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori finlandez: Përmirësimi i partneritetit me BE dhe NATO fuqizon sigurinë e Kosovës

28 Janar 2025
A A
Ambasadori finlandez: Përmirësimi i partneritetit me BE dhe NATO fuqizon sigurinë e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ballafaqohet me sfida unike që rrjedhin nga tensione gjeopolitike, ndikimi i huaj përmes informatave dhe përdorimit të ekonomisë si dhe mbështetjes për rrjetet anti-perëndimore, e që për synim kanë të pengojnë aspiratat e këtyre shteteve drejtë anëtarësimit euroatlantik.

“Sa i përket Kosovës këto manifestohen përmes fushatave keqinformuese, këto janë narrative fallco që synojnë të eksplatojnë ndarjet etnike dhe ta minojnë besimin tek institucionet”, tha ambasadori finlandez.

Sipas tij presionet gjeopolitike, narrative që mbështesin qasjen e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës krijojnë mos besim dhe mos qëndrueshmëri të infrastrukturës.

Sipas tij, këto mund të jenë sulme si ato ndaj infrastrukturës kritike, siç është sulmi i fundit që ka ndodhur në Zubin Potok e që demonstron nevojën për masa të përmirësuara të mbrojtjes.

“Prandaj përvoja e Finlandës ofron informata mjaft të vlefshme e të çmueshme për adresimin e këtyre sfidave përmes ndërtimit të reziliencës, përmes kërcënimeve hibride dhe përqafimit të kohezionit social”, tha ai.

Ambasadori tutje shtoi se beson që Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike.

“Në ndërkohë që Kosova lëviz drejt integrimit më të madh në NATO dhe BE, mund të priotetizoj veprimet si vazhdë për fuqizimin e demokracisë dhe kornizës së sigurisë së saj”, tha Nissinen.

Sipas tij përtej mekanizmave kombëtar të bashkëpunimit të luftimit të këtyre fenomeneve duhet të ndërtohen institucione për monitorimin, ndikimin dhe parandalimin e ndërhyrjeve keqdashëse, të bëjë fushata për përmirësimin e edukimit mediatik që mund të fuqizojë qytetarët që të jenë në gjendje të dallojnë informatat cilat janë të besueshme.

“Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe multirateral duke përforcuar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n madje edhe në mungesë të plotë të anëtarësimit, në këtë pikë do të fuqizojë infrastrukturën e sigurisë së Kosovës dhe të sigurojë platformë për iniciativa të reziliencës së përbashkët dhe fuqizimim e publikut dhe institucioneve demokratike.

Transparenca, sundimi i ligjit dhe mundësitë e barabarta janë jetike në kuptimin e besimit tek qeveria. Duke besuar në procese demokratike Kosova mund të sigurojë që qytetarët e vet të mbesin të bashkuar kundër kërcënimeve të jashtme”, tha ai.

Në fund ambasadori deklaroi që Finlanda është e gatshme që ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj, duke ndarë përvojat dhe duke bashkëpunuar që të ndërtohet një e ardhme e sigurt dhe demokratike për Ballkanin Perëndimor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 191)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com