DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori Rohde: Nesër kemi seancën e 23-të për të provuar të zgjedhim kryetarin e Kuvendit, çfarë imazhi jep kjo?!

28 Maj 2025
A A
Ambasadori Rohde: Nesër kemi seancën e 23-të për të provuar të zgjedhim kryetarin e Kuvendit, çfarë imazhi jep kjo?!
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se veprimet e pakoordinuara dhe ngërçi institucional jo vetëm që dëmtojnë imazhin e vendit, por po sjellin kosto të drejtpërdrejta ekonomike dhe politike, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash, Rohde ka folur sërish në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke përmendur se nesër për herën e 23-të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit.

Ai ka pyetur se çfarë imazhi jep kjo te partnerët ndërkombëtar.

“Mos shikoni fqinjët tuaj, bëni detyrat e shtëpisë. Dhe mendoj se ndonjëherë kemi nevojë edhe për një qasje të ndryshme.

U përmend fondi për rritje, marrëveshjet nuk mund të ratifikohen, agjenda e rritjes, dialogu aktualisht është në ngërç.

Veprimet e pakoordinuara do ta pengojnë më tej heqjen e masave. Dhe kjo kushton para. E bën gjithashtu publikun të ndihet i frustruar politikisht. Dua të them: nesër kemi seancën e 23-të për të provuar të zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Çfarë imazhi jep kjo për ne? Nuk dua të zgjatem më tej për këtë.

Gjithashtu, shoh që Serbia tashmë ka aplikuar që në vitin 2014. Ka një çmim për mosveprim edhe për Serbinë. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën. Dhe ne as që kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim.

Prandaj, apeli im sërish është: bëni detyrat e shtëpisë, tregoni, përdorni këtë dritare mundësie – është aty. Dhe mendoj se të gjithë këta persona që përmenda e kanë dhënë mesazhin për palët e interesit, qoftë në Beograd apo këtu: bëjeni, sepse vetëm atëherë mund të ecim përpara.

Dhe ky do të ishte këshilla ime e thjeshtë. Filloni me formimin e institucioneve”, tha ambasadori Rohde.

Këtë deklaratë, ai e bëri në kuadër të konferencës “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”, organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, ku u mbajt një panel ku u diskutua ngërçi aktual politik në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe bllokimi i procesit të normalizimit me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 845)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com