Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ku nesër do të jetë folëse kryesore në Harkin Global Summit, para 600 përfaqësuesve nga e gjithë bota.
Gjatë darkës solemne të shtruar për nder të folësve të samitit, ajo ishte ulur në tavolinën kryesore së bashku me ish-senatorin amerikan Tom Harkin dhe zyrtarë të lartë të administratës Biden. Senatori Harkin rikujtoi vizitat e tij në Kosovë në vitet ’90 dhe mbështetjen për pavarësinë e saj, duke shprehur dëshirën për ta vizituar sërish vendin. Ambasadorja e falënderoi për kontributin historik dhe premtoi angazhim për realizimin e një vizite të afërt në Kosovë.

