DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadorja shqiptare në Izrael flet për gjendjen atje: 5 shqiptarë janë këtu, situata është e vështirë, shërbimet janë të limituara

15 Qershor 2025
A A
Ambasadorja shqiptare në Izrael flet për gjendjen atje: 5 shqiptarë janë këtu, situata është e vështirë, shërbimet janë të limituara
Share on FacebookShare on Twitter

Në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar dhe sulmet me raketa kanë rritur shqetësimet, Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë një pasqyrë të situatës aktuale.

Ajo theksoi se që prej orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, ambasada ka qenë në gatishmëri të plotë dhe ka marrë masa të rrepta sigurie, duke punuar nga shtëpitë dhe qëndruar pranë dhomave të sigurisë.

Kumbe theksoi se shërbimet në Izrael janë të kufizuara, ndërsa shtoi se janë udhëzuar pesë qytetarë shqiptarë që ndodhen në Izrael të qëndrojnë të mbyllur pranë dhomave të sigurisë.

“Që dje në orën 3 të mëngjesit jemi në gatishmëri të plotë. U bënë dy netë. I gjithë stafi i ambasadës jemi mirë. Zyrat nuk janë hapur për shkak të udhëzimeve të brendshme të sigurisë. Kemi punuar nga shtëpitë për të siguruar që jemi pranë dhomavë të sigurisë dhe që jemi në hapësira të mbyllura. Shërbimet në vend janë limituar me përjashtim të shërbimeve të nevojshme si supermarketet, farmacitë, spitalet, zjarrfikëset dhe policia.

Situata është mjaft e vështirë, sidomos mbrëmjen e djeshme. Në territor kemi 5 qytetarë shqiptarë të cilët ndodhen në Izrael kryesisht për punë dhe turizëm. I kemi udhëzuar të mbyllen pranë dhomave të sigurisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm duke pritur dhe sesi do të zhvillohen ngjarjet që të bëhet e mundur dhe organizimi për largimin e qytetarëve nga vendi”, tha Kumbe për Euronews Albania.

Ambasadorja nënvizoi gjithashtu se Ambasada së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Izrael

“Ne dhe stafi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë kemi qenë gjithë kohën në lidhje me shqiptarët në Izrael për të asistuar me sa mundemi, kryesisht me udhëzime gjatë kësaj periudhë. Prioritare për ne është që qytetarët ti marrin udhëzimet në kohë reale”, shtoi Meri Kumbe.

E pyetur lidhur me deklaratat e shtetit izraelit nëse do ketë sulme të tjera apo situata është nën kontroll nga ana e Izraelit, ambasadorja shqiptare tha se: “Situata është ende një proces në vazhdim. Kryeministri i vendit ka deklaruar që është një luftë dhe nuk është një sulm momenti”.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 474)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com