DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Analisti Muharremi letër të hapur ZRRE-së: Mos miratoni asnjë vendim për shtrenjtim të rrymës, do të ishte me pasoja të rënda

11 Prill 2025
A A
Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Shenoll Muharremi iu drejtua me letër të hapur Zyrës së Rregullatorit për Energji, pikërisht në ditën kur ZRRE-ja pritet të vendos për çmimin e energjisë elektrike.

Postimi:

Letër e Hapur për Anëtarët e Bordit të ZRRE-së

Të nderuar anëtarë të Bordit të ZRRE,

Sot nuk është një ditë pune e zakonshme. Sot, vendimi juaj ka një peshë shumë më të madhe sesa një vendim teknik. Ai është vendim socio-ekonomik, politik, dhe jetik për qindra mijëra qytetarë dhe mijëra biznese të Kosovës.

Rritja e çmimeve të energjisë gjatë viteve të fundit ka prekur thellë çdo sferë të jetës nga buka, vaji, e qumështi e deri tek ilaçet, edukimi i fëmijëve dhe pagesat e kredive. Ky nuk është më një diskutim vetëm për kilovatë dhe tarifa. Është një diskutim për ndikimet sociale dhe funksionimin ekonomik të vendit tonë.

Vitet e fundit fuqia blerëse është goditur. Bizneset tona kanë humbur konkurrueshmërinë. Importi është rritur në nivele të paprecedentë dhe deficiti tregtar në mallra ka kaluar 5 miliardë euro në vit. Punësimi ka shënuar rënie vitin e fundit. Migrimi është rritur. Të gjitha këto janë indikatorë të ndjeshëm që lidhen ngushtë me koston e energjisë dhe mënyrën si menaxhohet ky sektor.

Prandaj, ju bëj thirrje publike që:

1. Të mos miratoni asnjë vendim që sjell rritje të mëtejshme të tarifave të energjisë elektrike. Një vendim i tillë do të ishte me pasoja të rënda për ekonominë tonë fragjile.

2. Të mos merrni vendime që rrisin tarifat përsëri pa një Kuvend funksional. ZRRE i jep llogaridhënie Kuvendit të Kosovës, i cili sot nuk është funksional. Kjo duhet të nënkuptojë vetëpërmbajtje dhe respekt për situatën institucionale të vendit.

3. Të merrni seriozisht zërin e mijëra qytetarëve, qindra bizneseve, organizatave ekonomike, sindikatave dhe deputetëve të zgjedhur që kanë reaguar kundër këtij vendimi. Asnjëherë më parë ZRRE nuk ka marrë kaq shumë letra dhe reagime, kjo duhet të jetë një sinjal i fortë për reflektim.

4. Nëse nuk arrini të gjeni një zgjidhje pa rritur çmimin e rrymës të kërkoni zgjidhje në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet e tjera. Ne kemi nevojë për një zgjidhje që nuk gjeneron inflacion dhe që nuk e rrit barrën për qytetarët dhe bizneset.

Sot nuk jeni vetëm rregullatorë. Sot jeni vendimmarrës për fatin ekonomik dhe social të Kosovës. Mos e ndani vendin nga populli, e as energjinë nga drejtësia sociale.

Me respekt dhe përgjegjësi.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 908)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com