Ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka thënë se nuk mendon se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja për shkak të presidentit.
Ai ka kërkuar reflektim nga dy partitë më të mëdha opozitare.
Në një intervistë, ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja duhet t`i thërrasin mendjes.
“Besoj se duhet të ketë një thirrje mendjes të spektrit politik që të tejkalojnë këtë problem të panevojshëm. Janë dy subjekte politike të mëdha që kanë ndikim në këtë pikë që duhet t’i thirrin mendjes. Nuk besoj që ua fal populli nëse shkojmë në zgjedhje edhe një herë”, ka thënë Hoti
Sipas tij, zgjedhjet e reja do të prodhonin një rezultat tejet të favorshëm për VV-në.
“Unë nuk besoj që guxon me mendua që duhet këtë popull edhe një herë me lodh dhe me dërgua për herë të pesë në zgjedhje, brenda një viti. Nuk guxojmë të mendojmë që të shkojmë në zgjedhje, sepse zgjedhjet prodhojnë një rezultat edhe më të mirë për Vetëvendosjen, por ndoshta jo të mjaftueshëm për me zgjedh presidentin vet”, ka thënë Hoti.
