Momenti i arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, Anita Muçaj.
Në një intervistë emocionuese, ajo kujton se si mori lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga drejtimi i qeverisë, duke e mësuar atë përmes televizionit, pa e pritur aspak.Duke u marrë me djalin, nuk i kisha ndjekur lajmet dhe e kisha lënë me një shoqe për të dalë për drekë. Ndërkohë, shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova, mora producentin e lajmeve ku punoja, i thashë a jam unë sonte në lajme. Më tha ‘në orar po, por nuk ka nevojë të vish’. Aty e kuptova që ishte e vërtetë”, rrëfen Anita.
Ajo tregon se rruga drejt Hagës dhe momenti i dorëzimit të Haradinajt te autoritetet ishte një traumë e madhe për familjen e tyre.