Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur të aprovojë gjetjet e telefonit të të akuzuarës Jelena Gjukanoviq si prova të pranueshme në rastin e spiunazhit.
Ky vendim ndryshon aktvendimin e Gjykatës Themelore, duke marrë parasysh se provat u siguruan dhe u sekuestruan në përputhje me ligjin.
Gjukanoviq akuzohet për dhënie të informacionit të ndjeshëm të OSBE-së tek agjenti i BIA-s, Aleksandër Vllajiq.
