anë aprovuar aplikimet në programin e BE-së të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), ku Kosova i përfiton mbi 2 milionë euro.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislim.
“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit.
Këto aplikime morën opinion pozitiv fillimisht nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tash u zyrtarizua dhe aprovimi final i tyre. Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro”, shkruan ai në një postim në Facebook.