DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arben Vitia: Investime të vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjakovës

25 Dhjetor 2025
A A
Arben Vitia: Investime të vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjakovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se investimet në Spitalin e Gjakovës po vazhdojnë me intensitet, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve për pacientët.

Gjatë kësaj jave, në këtë institucion shëndetësor janë vendosur shtretër modernë për hemodializë, ndërsa hyrja kryesore e spitalit është rregulluar me një recepsion funksional dhe të standardizuar, duke lehtësuar qasjen dhe orientimin e pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Sipas Vitisë, këto përmirësime janë vazhdimësi e investimeve të mëparshme, që përfshijnë vendosjen e shërbimeve dhe aparaturave të reja, transformimin e Repartit të Psikiatrisë, si dhe procesin e transformimit të Kuzhinës Qendrore.

“Vazhdojmë me investime që garantojnë trajtim të sigurt, cilësor dhe dinjitoz për pacientët tanë,” ka theksuar Vitia, duke nënvizuar përkushtimin për një sistem shëndetësor më funksional dhe më njerëzor.

Këto investime, sipas tij, janë dëshmi e fokusit të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore në të gjitha rajonet e Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com