Arsimi e shëndetësia janë detyra të shtëpisë ka thënë kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli.
Ai u shpreh se prioritet e ka transformimin urban të qytetit.
“Ajo cka kam vendosë unë me prioritet është transformimi urban i qytetit. Ne kemi shumë nevojë për një transormim të tillë. Nëse e shohim fotografinë e Gjilanit para 60 viteve është e njëjtë si kjo sot”, thotë Ismajli
Tutje ai shtoi se duhet të ndihmohen bizneset.
“Në sektorin e prodhimtarisë ne mundemi me i ofru tokë secilit biznes që është i gatshëm me ndëru fabrikë diku sepse janë rreth 12 mijë hektarë tokë. Por duhet me ju dhanë hapësirë njerëzve”, ka shtuar ai.