DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arber Ismajli: “SC Gjilani është histori, pasion dhe krenari e qytetit tonë”

11 Tetor 2025
A A
Arber Ismajli: “SC Gjilani është histori, pasion dhe krenari e qytetit tonë”
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, ka zhvilluar një takim të veçantë me drejtuesit, stafin dhe futbollistët e SC Gjilanit, klubit simbol të qytetit. Në këtë vizitë e ka shoqëruar edhe kandidatja për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiu.

Ismajli ka vlerësuar lart rolin historik dhe emocional që ka SC Gjilani për qytetin dhe banorët e tij:

“Ky klub sportiv është histori e pastërt, pasion, sakrificë dhe krenari gjilanase. Është fryma e qytetit tonë që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo moment që i bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm – dashnisë për Gjilanin!”

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit për pritjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm:

“Faleminderit nga zemra drejtorit gjeneral Syart Rrahmanit, menaxherit të klubit Drilon Sylejmanit, stafit dhe futbollistëve për punën dhe disiplinën që e tregojnë çdo ditë. Ju jeni modeli më i mirë i dashnisë për qytetin.”

Në mënyrë të veçantë, kandidati i LDK-së ka përmendur edhe tifozët legjendarë “Skifterat”, duke i quajtur ata zemra e vërtetë e klubit:

“Skifterat janë zemra që rreh më fort në çdo ndeshje, zëri që nuk ndalet kurrë dhe forca që e ngrit SC Gjilanin në majat e krenarisë. Pa ju, kjo histori s’do të kishte të njëjtin kuptim.”

Në fund, Arber Ismajli ka theksuar se sporti dhe tifozët do të kenë gjithmonë mbështetje në vizionin e tij për Gjilanin e ri:

“Sepse aty ku ka pasion, bashkim dhe dashni për qytetin, aty lind suksesi i vërtetë i projektit të Gjilanit të ri.”

🏟️ #ArberIsmajli | #LDK113 | #BashkëPërFitore | #GjilaniPërtej | #SCGjilani | #Skifterat

KATEGORITË

  • Botë (1 119)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 054)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (812)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com