DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arbër Ismajli: Sportistët e Gjilanit meritojnë kushte dhe mbështetje, jo neglizhencë institucionale

5 Tetor 2025
A A
Arbër Ismajli: Sportistët e Gjilanit meritojnë kushte dhe mbështetje, jo neglizhencë institucionale
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të frytshëm me sportistët e qytetit, bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, Fatos Ramadanin, Driton Nuhiun, Gresa Avdiun, Isa Muslijin dhe Gentrit Murselin.

Në këtë takim, Ismajli theksoi se sportistët e Gjilanit janë të jashtëzakonshëm, plot talent e pasion, por të lënë pas dore nga pushteti aktual.
“Ajo çka pashë nga afër ishte emocioni, vendosmëria, por edhe zhgënjimi për shkak të institucioneve lokale që i kanë lënë pas dore. Disa klube janë mbyllur, stadiumi nuk ka përfunduar, Palestra e Sporteve ‘Bashkim Selishta’ dhe ajo në Zhegër janë jofunksionale, ndërsa sportistët janë pa hapësira për stërvitje dhe pa mbështetje financiare,” deklaroi Ismajli.

Ai shtoi se sportistët e qytetit nuk kërkojnë shumë — vetëm kushte normale, mbështetje të drejtë dhe respekt për punën e tyre.
“Me qeverisjen tonë, sporti në Gjilan do të kalojë në një epokë të re zhvillimi. Stadiumi dhe palestrat sportive do të përfundojnë menjëherë, ndërsa sportistët do të kenë mundësi reale për zhvillim. Gjilani do të rikthehet si kryeqytet i sportit dhe kulturës në nivel Republike,” tha Ismajli.

Në fund, ai falënderoi sportistët për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke u zotuar për bashkëpunim të ngushtë me ta në çdo hap.
“Sporti është krenaria jonë, dhe me përkushtim të përbashkët, Gjilani do të shkëlqejë si kurrë më parë,” përfundoi kandidati i LDK-së.

KATEGORITË

  • Botë (1 126)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 238)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (825)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com