Avni Arifi, ish diplomat, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (VV) po e shtyn formimin e Qeverisë për në korrik, me shpresën se do të përfitojë nga mbështetja e diasporës gjatë pushimeve verore.
Ai ka shprehur shqetësim se kjo strategji mund të çojë në një “grusht shteti” institucional, duke theksuar se qeverisja me vetëm 61 deputetë kërkon fleksibilitet dhe bashkëpunim, aspekte që sipas tij janë të vështira për VV-në.
Arifi ka paralajmëruar se koha nuk punon për Kurtin dhe se vonesat e mëtejshme mund të shkaktojnë pasoja të rënda për stabilitetin e Kosovës.