Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.
Arrestimet janë kryer në Komunën e Skenderaj, ndërsa për detaje të mëtejshme, publiku do të njoftohet përmes një komunikate të përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
