Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Iranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin.
Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër komponentë kryesorë:
Rifillimi i punës nga agjencia atomike e OKB-së, IAEA, për të ecur drejt “pasurimit zero” të uraniumit
Mbikëqyrja e aktiviteteve të raketave balistike të Iranit
Financimi nga Irani i grupeve militante të ndërmjetme në rajon
Lirimi i “pengjeve” nga Irani, një referencë për shtetasit e huaj të mbajtur në burgjet iraniane
“Irani duhet të tregojë se është i gatshëm të bashkohet me platformën për negociata që po e vendosim në tryezë”, deklaroi ai, raporton BBC.
Sot janë bërë tetë ditë nga fillimi i sulmeve ajrore mes Izraelit dhe Iranit,