DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Asambleistët e PDK-së në Prishtinë kërkojnë që ora e parë e 16 shkurtit t’i kushtohet rolit të UÇK-së

11 Shkurt 2026
A A
Asambleistët e PDK-së në Prishtinë kërkojnë që ora e parë e 16 shkurtit t’i kushtohet rolit të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që në të gjitha shkollat e Prishtinës, ora e parë mësimore e datës 16 Shkurt t’i kushtohet rolit dhe sakrificës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Kërkesa është bërë publike nga Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së në Prishtinë, i cili ka theksuar se në prag të Ditës së Pavarësisë është detyrë institucionale dhe morale që nxënësit të njihen me sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

Sipas tij, një praktikë e tillë ka ekzistuar edhe gjatë qeverisjes së mëhershme të PDK-së në kryeqytet, kur përmes Drejtorisë së Arsimit organizoheshin ligjërata me ish-ushtarë dhe invalidë të UÇK-së, me qëllim që historia të transmetohej drejtpërdrejt te brezat e rinj.

Retkoceri ka theksuar se kjo iniciativë merr peshë të veçantë edhe në prag të marshit qytetar “Drejtësi, jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ashtu si gjatë qeverisjes sonë, edhe sot besojmë se historia duhet të flasë drejtpërdrejt para brezave të rinj. Historia nuk mund të zhbëhet. Liria ka themel sakrificën e UÇK-së,” thuhet në reagimin e tij. Asambleistët e PDK-së presin reflektim institucional nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë kërkesë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 690)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (262)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com