Sokol Shaqiri, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se është sulmuar me breshëri plumbash në drejtim të shtëpisë së djalit të vëllait të tij.
Mediumi lokal ‘Plus Televizion’ ka publikuar pjesë nga fjalimi i Shaqirit, i cili pretendon se dorasi është paguar për ta kryer këtë sulm.
Tutje, ai thotë se në drejtim të shtëpisë së tij janë shkrepur 11 plumba nga arma e llojit kallashnikov.
Shaqiri ka thënë se nuk ka pasur ndonjë problem paraprak me askënd.