DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ATK paralajmëron këngëtarët dhe organizatorët e eventeve: Pagesa e tatimeve është obligim ligjor

8 Maj 2025
A A
ATK paralajmëron këngëtarët dhe organizatorët e eventeve: Pagesa e tatimeve është obligim ligjor
Share on FacebookShare on Twitter

Me afrimin e sezonës veror, kur koncertet, dasmat dhe aktivitetet argëtuese marrin hov në mbarë vendin, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka dalë me një njoftim drejtuar artistëve dhe organizatorëve të eventeve muzikore dhe artistike.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ATK u ka bërë thirrje të gjithë këngëtarëve, artistëve dhe subjekteve të përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese që të përmbushin detyrimet e tyre tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore,” thuhet në njoftim. “Pagesa e tatimeve është obligim ligjor”.

Administrata apelon për deklarim dhe pagesë të rregullt të të ardhurave, me qëllim të shmangies së ndëshkimeve të mundshme ligjore. Kjo thirrje vjen në një kohë kur aktivitetet muzikore dhe artistike shtohen ndjeshëm nëpër të gjitha trevat shqiptare, me një numër të madh të performancave live, koncerteve, mbrëmjeve muzikore e dasmave.

ATK rikujton se, përveç detyrimit moral, pagesa e tatimeve është edhe një akt ligjor dhe përgjegjësi qytetare, ndaj secili që gjeneron të ardhura nga këto aktivitete duhet të jetë në përputhje me obligimet fiskale.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 575)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com