DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Jakup Krasniqit jep detaje. ja kur pritet të përfundojnë procedurat në Apel

24 Shtator 2026
A A
Avokati i Jakup Krasniqit jep detaje. ja kur pritet të përfundojnë procedurat në Apel
Share on Facebook

Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri, ka thënë se ekipi mbrojtës pret që procedura në Apel të përfundojë brenda 12 muajve, ndërsa shprehet i bindur se aktgjykimi i shkallës së parë nuk do të konfirmohet.

Beqiri tha se mbrojtja beson plotësisht në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Unë besoj që do të përfundojmë më shpejt se dymbëdhjetë muaj. Por mund të shpejtohet më shumë. Ne 100 për qind besojmë dhe jemi të bindur për çështjen që ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues”, deklaroi Beqiri.

Ai tha se kjo vlen, sipas tij, jo vetëm për Gjykatën e Apelit, por edhe në një vlerësim më të gjerë nga komuniteti juridik ndërkombëtar.

“Ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues, qoftë Gjykata e Apelit, por nuk besojmë që as nga komuniteti juridik ndërkombëtar dikush mund ta konfirmojë”, tha ai.

Beqiri foli edhe për mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara, duke përmendur shkallën e parë, shkallën e dytë, shkallën e tretë dhe Dhomën Kushtetuese.

Sipas tij, ekziston parimi i dyshkallësisë dhe trishkallësisë, ndërsa e cilësoi si “pak të çuditshme” faktin që, sipas tij, në strukturën e Dhomave të Specializuara ekziston një kryetar.

“Sigurisht vlen parimi i dyshkallësisë dhe trishkallësisë, mirëpo është për mua pak e çuditshme se si mund të ketë dyshkallësi dhe trishkallësi kur ke një kryetar apo një kokë udhëheqës të këtij tribunali”, u shpreh Beqiri.

Ai theksoi se gjyqtarët e Apelit kanë për detyrë të shqyrtojnë dhe, sipas tij, të korrigjojnë gabimet që mund të jenë bërë në aktgjykimin e shkallës së parë.

“Anëtarët e trupit gjykues në shkallën e dytë kanë për obligim që të korrigjojnë të gjitha gabimet që janë evidentuar në aktgjykimin e shkallës së parë, e që për neve janë të shumta”, tha Beqiri.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 732)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 687)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (444)
  • TV (93)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com