DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan: Duhet hetim i thellë dhe gjithëpërfshirës për të zbardhur të vërtetën

10 Korrik 2025
A A
Avokati për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan: Duhet hetim i thellë dhe gjithëpërfshirës për të zbardhur të vërtetën
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Tomë Gashi tha se për rastin e fundit që ndodhi në Lipjan, ku humbi jetën 27-vjeçari Agon Zejnullahu është e rëndësishme të priten rezultatet e autopsisë dhe hetimeve zyrtare.

Në intervistë për Ekonomia Online ai tha se pas këtyre rezultateve mund të vlerësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme të gjitha rrethanat e ngjarjes.

“Pastaj duhet vlerësuar edhe nga Prokuroria, Inspektorati Policor veprimi i secilit polic në mënyrë individuale. Janë të gjitha kamerat që kanë qenë në qytetin e Lipjanit për veprime të tjera.

Ato tashmë janë në posedim të shtetit dhe shihet se a ka tejkalim të përdorimit të forcës së intervenimit që ka qenë ndaj të riut. Së paku kam parë disa video që ky djalë ka sulmuar qytetarët, ka tentuar të hyjë në makina, ka qenë një situatë kaotike.

Nuk e di se a ka qenë mënyra adekuate e tentimit të dhënies së ndihmës së parë, kur ka ardhur ambulanca. Janë një mori hetimesh. Është hetim kompleks për të ardhur tek rezultati se cili ka qenë shkaktari i vdekjes së tij dhe janë institucionet përkatëse që e vërtetojnë në të ardhmen që a ka pasur tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve policorë”, tha Gashi.

Ai shpreh shqetësim për fushatën kundër Policisë së Kosovës në media të caktuara dhe nga individë të caktuar.

“Këto janë tentativa për njollosje të policisë, duke thënë në mënyrë indirekte se thuajse kjo është policia e Vetëvendosjes. Policia nuk është as e Vetëvendosjes, as e PDK-së, as LDK-së e as AAK-së, nuk është e asnjë partie politike, por është e Kosovës dhe me mund e djersë është ndërtuar që nga viti 2000.

Ajo që më trishton është kur shoh deklarata televizive që policia e ka vrarë dhe thuajse është vrasje e qëllimshme e që nuk është, dhe këtë nuk e thotë as Prokuroria e Shtetit. Ajo ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia dhe kualifikimi juridik, çfarëdo që të jetë, kërkon një hetim serioz, mirëpo jo hetim të ngushtë.

Hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të marrë të gjithë aktorët që kanë qenë aty dhe të sigurohet çdo provë relevante që prokuroria e konsideron të nevojshme, që pas mbylljes së hetimeve do të shohim a do të ngrihet aktakuzë prej ndonjërit prej policëve të Kosovës apo jo”, tha avokati.

Gashi tha nëse në raste të caktuara ka lëshime të individëve brenda policisë kjo është për t’u kritikuar dhe të mos ndodhin më raste të tilla, por jo që fajësohet i gjithë institucioni si policia që është institucioni më i besueshëm nuk e meriton një gjë të tillë.

“Duhet analizuar dhe sigurisht që Policia nuk ka pasur reagim adekuat, sepse situata ka qenë tepër kaotike, sa që mendoj që edhe po të ndodhte një situatë e ngjashme, reagimet janë momentale dhe jo që këto reagime krejtësisht mësohen në shkolla të policisë.
Është çështje momentale, sigurisht që gjithçka ka ndodhur në eufori, mirëpo rasti nuk është dashur të ndodhë kështu, siç është rast fatal. Kam parë deklarime të llojllojshme, është thënë pesë policë i kanë hipur në shpinë dhe e kanë ngulfatur, apo goditur në pjesë vitale. Duhet priten vlerësimet e institucioneve për të parë cili ka qenë shkaku kryesor”, tha për EO, Gashi.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 525)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com