DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati: Shumë vajza e gra heqin dorë nga e drejta për trashëgimi, për shkak të presionit shoqëror e jo me vullnet të lirë

8 Qershor 2025
A A
Avokati: Shumë vajza e gra heqin dorë nga e drejta për trashëgimi, për shkak të presionit shoqëror e jo me vullnet të lirë
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht nga përparimet ligjore, është vlerësim në qarqe të drejtësisë se në praktikë diskriminimi gjinor ende mbetet problem serioz.

Avokati Ardian Bajraktari në intervistë për Ekonomia Online, vë në dukje rëndësinë e trajtimit të barabartë të grave dhe vajzave në çështjet e trashëgimisë.

Ai ngrit shqetësimin për rastet e shumta, kur vajzat dhe gratë heqin dorë nga e drejta për trashëgimi, shpesh për shkak të presionit shoqëror dhe jo nga vullneti i lirë.

“Ligji për Trashëgiminë përcakton trajtimin e barabartë të djalit dhe vajzës në ndarjen e pasurisë ndërmjet trashëgimtarëve, mirëpo zbatimi i këtij ligji është ende në shkallë të pamjaftueshme.

Ajo që është në praktikë vazhdon të jetë sfiduese është çështja e heqjes dorë të vajzave dhe grave. Sigurimi i të drejtës në pronë është një e drejtë jashtëzakonisht e rëndësishme, për çka natyrisht që duhet inkurajuar gratë dhe vajzat që të përkujdesen për këtë gjë dhe të mos heqin dorë nga kjo e drejtë” tha ai.

Avokati Bajraktari shtron nevojën urgjente për miratimin e Kodit të ri Civil, që do të rregullonte më tej këto çështje dhe do të garantonte të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie.

“Heqja dorë nga e drejta për trashëgimi ka efekt edhe për pasardhësit e trashëgimtarit. Një gjë e tillë do të adresohet me draft- Kodin e ri Civil, i cili, për fat të keq të Kosovës, akoma nuk është miratuar. Miratimi i tij do të rregullonte edhe më tutje këto procese. Heqja dorë nga trashëgimia e trashëgimtarit me automatizëm nuk i privon pasardhësit e tij. Miratimi i Kodit Civil sa më parë që të jetë e mundur do të ishte një hap drejt avancimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje tepër me rëndësi për trajtimin e barabartë të vajzave dhe djemve”, tha për EO, Bajraktari.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 195)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com