DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokatja për Thaçin: Si mund të akuzohet për marrje kontrolli mbi Kosovën një person që pranoi humbjen zgjedhore në vitin 2000?

11 Shkurt 2026
A A
Avokatja për Thaçin: Si mund të akuzohet për marrje kontrolli mbi Kosovën një person që pranoi humbjen zgjedhore në vitin 2000?
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatja Nina Tavakoli thotë se ish-presidenti nuk kishte kompetenca reale politike pas luftës dhe se asnjë dokument zyrtar nuk mban nënshkrimin e tij

Avokatja mbrojtëse e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, ka kundërshtuar ashpër pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) gjatë seancës në Hagë, duke deklaruar se Prokuroria po përpiqet ta shpallë fajtor ish-presidentin pa prova të mjaftueshme dhe shpeshherë në kundërshtim me faktet e paraqitura në gjykatë.

Sipas saj, pretendimi se Thaçi ka pasur kontroll real politik në kohën e luftës dhe menjëherë pas saj është i pabazë, pasi ai ishte vetëm 29 vjeç dhe posti i “kryeministrit” të qeverisë së përkohshme nuk njihej nga komuniteti ndërkombëtar.

“Si mund të ketë pasur kompetenca reale për të zbatuar një plan të përbashkët për kontrollin e Kosovës, kur as UNMIK-u nuk e pranonte atë pozitë? Ai nuk mund të dërgonte as letra zyrtare, pasi i ktheheshin mbrapsht”, deklaroi Tavakoli.

Ajo theksoi se Thaçi nuk kishte autoritet për të nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë atë për demilitarizimin e UÇK-së, pasi institucionet ndërkombëtare nuk e njihnin si përfaqësues shtetëror.

Mbrojtja hodhi poshtë edhe akuzat për emërime politike dhe nxjerrje dekretesh, duke theksuar se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm” përfshirjen personale të Thaçit.

“Asnjë dekret i qeverisë së përkohshme nuk është nënshkruar prej tij. Asnjë raport i organizatave ndërkombëtare për administrimin civil apo tatimet nuk e përmend Thaçin. Ka vetëm fjalë, jo prova konkrete”, shtoi ajo.

Tavakoli rikujtoi se në atë periudhë në Kosovë funksiononin disa struktura paralele qeverisëse – qeveria e përkohshme, qeveria e Bukoshit dhe administrata serbe – dhe se asnjëra nuk kishte legjitimitet të plotë juridik.

Në përfundim, ajo ngriti dyshime mbi logjikën e akuzave, duke pyetur se si një person që pranoi demilitarizimin e UÇK-së, bashkëpunoi me UNMIK-un dhe mori pjesë në procese demokratike zgjedhore mund të akuzohet për përpjekje për marrje të paligjshme të pushtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 686)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (261)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com