DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajraktari: Rugova më meritori pse Kosova sot është e lire dhe e pavarur

3 Dhjetor 2025
A A
Bajraktari: Rugova më meritori pse Kosova sot është e lire dhe e pavarur
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka kujtuar sot ditëlindjen e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar si figurën kryesore të shtetformimit modern të Kosovës dhe liderin më të rëndësishëm të historisë së saj të re.

Bajraktari theksoi se për të, Rugova mbetet personaliteti kyç i lirisë dhe pavarësisë së vendit.

“Sot shënojmë ditëlindjen e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova — themeluesit të shtetit modern të Kosovës dhe udhëheqësit më të rëndësishëm të historisë sonë të re. Për mua, Presidenti Rugova mbetet personaliteti më meritor pse Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe një shtet demokratik.”

Ai kujtoi bashkëpunimin shumëvjeçar me Rugovën në Uashington, duke e cilësuar si privilegj dhe nder të madh.

“Jam fatlum që kam punuar me të për mbi 15 vite në Uashington për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ka qenë nder i madh ta njoh dhe të punoj me të në momentet më vendimtare për vendin tonë.”

Bajraktari vlerësoi vizionin dhe stilin e qetë drejtues të Rugovës, duke theksuar rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Ai udhëhoqi me urtësi, me qetësi dhe me kulturë perëndimore, në kohën kur vendi ynë kishte më shumë se kurrë nevojë për dritë, maturi dhe vizion. Ai bashkoi diplomacinë botërore me kauzën e Kosovës dhe i dha popullit shqiptar besimin se liria ishte e mundur.”

Në fund, Bajraktari shprehu mirënjohjen e tij të përjetshme ndaj Presidentit Historik.

“Sot, ne nderojmë një lider që dha gjithçka për Kosovën. Rruga që ai ndërtoi është arsyeja pse sot ecim të lirë, të pavarur dhe krenarë.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik.

Mirënjohje e përjetshme për Ibrahim Rugovën.”

KATEGORITË

  • Botë (1 180)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 958)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (13)
  • rajon (4)
  • Showbiz (86)
  • Sport (159)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (998)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: