Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami reagoi ndaj deklaratës së Hekuran Muratit, dhe ia shtroi disa pyetje.
Postimi i plotë:
Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit
I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”.
Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.
Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë.
Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas?
Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin e vetëm një MWh energji elektrike?
The floor is yours, “patriot”.