Deputetja e LDK Hykmete Bajrami, pas dështimit të nëntë për konstituim të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të shpenzojmë kohë vetëm pse Albulena Haxhiu nuk po mund t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“E patë edhe një shkelje tjetër, u tentua që të ndryshohet mënyra e votimit. Kjo përcaktohet në fillim të procesit. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të ndryshohet procesi. Na vjen keq që institucionet nuk po konstituohen. Ju e patë që unë e thashë paraprakisht dhe këtyre iu dështoi edhe formimi i komisionit. LDK-ja është e prerë: ne nuk dëshirojmë që të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen dhe për këtë nuk kemi marrë pjesë në takim. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të shpenzojme kohë vetem pse Haxhiu nuk po mund që t’i ketë votat në Kuvend”, tha Bajrami.
