Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Komerciale ku u miratua kërkesa e një kompanie për pezullimin e vendimit për treg të hapur.
Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se ky vendim krijon precedent të rëndësishëm duke e vënë në pikëpyetje gjithë procesin “e imponuar” nga ZRrE.
Megjithatë, ajo ka shprehur keqardhje për deklaratën e ZRrE-së, që sipas saj, tentoi ta paraqes vendimin si të parëndësishëm.
“Në anën tjetër shprehim keqardhje që ZRrE në vend se të reflektojë, paska zgjedhur të dalë publikisht me një deklaratë arrogante, duke e paraqitur vendimin si të parëndësishëm dhe duke u munduar të minimizoj ndikimin e tij. Kjo tregon për mungesë përgjegjësie dhe mosrespektim të vendimeve të organeve të drejtësisë dhe për vazhdimin e një politike të komplet të gabuar, të papërgjegjshme dhe jo-transparente. Por, ZRrE duhet ta dij ndikimin e këtij vendimi sepse nëse një biznes ka fituar të drejtën për pezullim të përkohshëm për shkak të mungesës së kushteve të barabarta dhe planifikimit, atëherë të gjitha bizneset e tjera të përjashtuara nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike janë në të njëjtën situatë dhe kanë të njëjtat të drejta. Vendimi nuk është thjesht “teknik” apo “individual” – është tregues i qartë i një procesi të dështuar dhe të papërgatitur nga ZRrE e mbështetur nga Qeveri” – ka shkruar deputetja.
Postimi i plotë: