DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

1 Qershor 2025
A A
Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka sugjeruar që 1 qershori të shënohet si“ditë e mafisë energjetike në Kosovë.”Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se në katër vitet e fundit, nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, është ndërtuar një rrjet i strukturuar i përfitimeve të paligjshme në sektorin e energjisë, me emra konkretë dhe lidhje të drejtpërdrejta politike.Sipas Bajrami, strukturimi i“mafisë energjetike” ka nisur qysh në ditët e para të qeverisjes Kurti, kur Nagip Krasniqi – ish-kryesues i Komitetit të Energjisë në Vetëvendosje – u emërua në krye të KEK-ut. Bajrami kujtoi se aktualisht Krasniqi po përballet me aktakuza për korrupsion.Deputetja ka përmendur gjithashtu edhe rastin e Martin Berishajt dhe raportimet e shumta se ka përfituar miliona nga kompani energjetike. Deputetja e LDK-së ka përmendur edhe një sërë rastesh tjera të skandaleve dhe korrupsionit për të cilat u raportua gjerësisht gjatë qeverisë Kurti:

“Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në KosovëPërgjatë katër viteve të shkuara mafia energjetike për të cilën Albin Kurti fliste sa ishte në opozitë ka marrë formë. Ka emra dhe mbiemra, është Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila për katër vite nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka vendosur njerëzit e vet në krye të institucioneve që prodhojnë energji, japin licenca e që janë të thirrura me mbikëqyrë tregun e energjisë.Struktura e mafisë energjetike nisi në ditët e para të qeverisjes së Vetëvendosjes.

Kurti e pati dërguar në KEK Nagip Krasniqin që ishte kryesues i Komitetit të Energjisë në Vetëvendosje. Nagipi tash po përballet me aktakuza për korrupsion.

Pastaj, Martin Berishaj brenda 24 orëve u pajis me pasaportë diplomatike dhe u emërua ambasador. I njëjti paguhej nga kompanitë energjetike përfshirë GEN-in.Në gjithë këtë situatë, përmes faturave, EFT-ja e Vuk Hamoviçit përfiton miliona euro në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

Kjo nuk është rastësi, këtu nuk ka më hapësirë për mbulesë, sepse tashmë po e shohim të gjithë skemën e ndërtuar me qëllime të qarta, atë të pasurimit të disa individëve në kurriz të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 957)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com